Puntata e radhes ne “Hell’s Kitchen” ishte me të papritura, emocione dhe humor.
Shef Renato vendosi që këtë rradhë t'i hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe t’ia jepte konkurente Brunildës.
Kjo e fundit duke qënë në këto pozita, si shefe e restorantit për një natë, ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.
Shef Renato nxirret jashtë nga kuzhina,e më pas i kërkohet të ketë kujdes me pjatën që do i nxirrte klientit. E si të mos mjaftonte me këtë, Brunilda me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.
Shef Renato i kërkon që të bëjë atë që ndiente, e kështu Brunilda me shaka, e godet me shpullë në sytë e të gjithëve.





