Lori Hoxha ka shkarkuar nga detyra kunatin e saj Ledion Liçon.
Ky i fundit drejtonte “Top News”-in pas largimit nga ky televizion të Ben Blushit.
Burime pranë CNA.al kanë mësuar se Ledioni drejtonte kanalin “Top News”, i cili tashmë do të drejtohet nga një tjetër gazetar që është edhe mbajtësi honorifik i një portali, të lidhur fort dhe ky i fundit me kompanitë e inceneratorëve.
Burime për CNA.al thanë se është një marrëveshje më shumë sesa mediatike është një marrëdhënie biznesi.
Duket një marrëdhënie qiramarrje apo dhënie në përdorim e “Top News”-it për tu përdorur si një propagandë e gjatë e fushatës elektorale që duket se këtë herë ka filluar shumë kohë përpara afatit të datës së zgjedhjeve.
Ledion Liço mesa duket do të merret këto kohë vetëm me programin “Dancing with the Stars”, ku producente është partnerja e tij, Sara Hoxha.