Pedagogia e Letërisë Bashkëkohore Shqipe dhe të Huaj të Shekullit XX në Fakultetin e Edukimit në UAMD, Prof. Asoc. Dr. Bavjola Shatro, u zgjodh së fundmi Presidente e South East European Studies Association, në SHBA.

Pas kryerjes së një mandati 4-vjeҫar si zëvendëspresidente e këtij organizmi akademik dhe si Kryetare e Këshillit të Granteve Akademike, ajo do të drejtojë SEESA-n për 4 vitet e ardhshme.

SEESA është një organizëm akademik prestigjioz i themeluar në vitin 1971 në SHBA që përqendrohet në kërkimin shkencor në fushën e Studimeve të Europës Juglindore duke theksuar dhe rritur rolin dhe zhvillimin e tyre në universitetet Amerikano-veriore. Ajo organizon panele studimore në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare rreth kësaj fushe, përgatit materiale universitare dhe përkthime për gjuhët, letërsitë dhe kulturat e këtij rajoni, nxit dhe mbështet programet e shkëmbimit, shkollat verore, botimet shkencore përmes monografive, revistave të njohura të fushës në botë etj.

Prof. Shatro është e para Presidente jo nga një universitet Amerikano-verior dhe sigurisht e para presidente shqiptare e këtij organizmi akademik. Presidentët e mëparshëm të SEESA-s janë personalitete të shquara të fushës në SHBA dhe Kanada: si Kenneth E. Naylor  (The Ohio State University), Cyril E. Black (Princeton University), Charles Jelavich (Indiana University), Irwin T. Sanders  (Boston University), Victor Friedman (University of North Carolina), Christina Kramer (University of Toronto), John Leafgren (University of Arizona), Olga Mladenova (University of Calgary), Catherine Rudin (Wayne State College) etj.

Studimet tona letrare dhe UAMD përfaqësohen tashmë në SEESA dhe në veprimtaritë që zhvillon ajo ndërkombëtarisht nga një Presidente shqiptare, Prof. Asoc. Dr. Bavjola Shatro.