Ashtu siç edhe e paralajmëroi kryeministri Edi Rama, institucioni i Kryeministrisë ka depozituar në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.
Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.
Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.
Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
“Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.
“Nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”, tha Rama.
Kujtojmë që Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.





