Shqipëria ka vendosur t’i japë Kosovës energji elektrike për netët e festave në datat 31 Dhjetor dhe 1 Janar.
Ishte ministrja Belinda Balluku ajo që deklaroi se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do na e kthejë sërish në verë.
“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovës gjatë datës 31 Dhjetor dhe 1 Janar.
Kemi angazhuar burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH në Kosovës kemi siguruar energji për këto dy data që do të jepen në formën e depozitimit duke kërkuar të rikthehen gjatë sezonit veror.
Do i rikthehen depozitat Shqipërisë gjatë sezonit të verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla.
Në këto kushte kaq të vështira kur çmimi ka arritur në nivele të paperceptueshme qeveria po merr masa për këtë target grup. Është kënaqësi t’i ofrojmë mundësinë qytetarëve të Kosovës të kenë energji elektrike në datë 31 dhe 1″, tha Balluku.