Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mbrojtësin e Mançester Junajtid, Markos Roho. Argjentinasi, ka ndërprerë pushimet me familjen, që po i kalonte në “Punta Cana” të Republikës Dominikane.
Shkak për këtë, është bërë vdekja e një turisti, në hotelin ku po qëndronte edhe mbrojtësi, që në fakt ishte vdekja e katërt në dy muajt e fundit. Një turist 67-vjeçar amerikan, i quajtur Robert Bell Uallas, ndërroi jetë në hotelin “Hard Rock”, ku dyshohet që lidhje të ketë një gotë uiski e pirë në minibarin e hotelit.
“Daily Mail” shkruan se edhe tre turistë të tjerë amerikanë, janë gjetur të vdekur në dhomat e kompleksit, përgjatë dy muajve të fundit. Gjithsesi, autoritetet në Republikën Dominikane, i kanë raportuar si vdekje natyrale, të gjitha rastet në këtë resort, por gjithsesi, Roho ka vendosur që t’i ndërpresë dhe të largohet nga resorti.





