Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur natën e së enjtes në Tiranë. Ngjarja është denoncuar nga një 51-vjeçar.

Bëhet fjalë për vjedhjen e një makine, që është në pronësi të djalit të personit që ka bërë kallëzimin në Polici.

Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Por, si autor i grabitjes dyshohet se është vajza e tij.

Sipas denoncimit të A.Xh., në rrugën “Kastriotët”, në një kompleks, i kanë vjedhur mjetin tip “Honda”, në pronësi të djalit të tij M.Xh..

Policia dyshon se makina është grabitur pikërisht nga vajza e tij, A.Xh., 20 vjeçe.