Argjentinë, 11 shtator 2014– Një stuhi breshri ka shkaktuar panik të madh, aq sa është vështirë që të harrohet nga 230 pasagjerë të cilët ndodheshin në fluturim mbrëmjen e së martës nga Madridi për në Buenos Aires.
Avioni i kompanisë ajrore spanjolle, Air Europa, u “bombardua” nga copa akulli si pasojë e breshërit, ndërsa ndodhej në 7620 metra lartësi.
Si pasojë e stuhisë dhe dëndësisë së breshërit kabina e pilotit dhe pjesa e parë e avionit pësuan dëmtime të shumta.
Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, avioni arriti të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Ezeiza, në periferi të Buenos Aires.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





