Emigracioni ka dhënë efektet e tij në Shqipëri.
Në fshatin Piqeras të Sarandës, dasma e fundit ishte para 30 vitesh.
E për pasojë, nuk dihet sa kohe ka që mungojnë lindjet.
Dyert e mbyllura me dry janë panorama e fshatit Piqeras, ku sot kanë mbetur vetëm 20 shtëpi.
Të moshuarit që kanë mbetur do të donin t’i kishin pranë fëmijët, por i kanë këshilluar të mos kthehen.
Emigrimi mbetet një nga problemet më të mëdha në fshatrat e jugut, ku shumë nga të moshuarit e kalojnë pensionin të vetëm, me fëmijët e tyre që jetojnë shumë larg tyre.
Kliko KËTU për të parë videon.