5 qershor 2015 – Një pamje sa e çuditshme dhe e pazakontë është shfaqur në lumin e Gjanicës në Fier. I gjithë lumi është shndërruar në ngjyrë gurëkali të ndezur. Do të ishte një panoramë e rrallë nëse do të bëhej fjalë për ndonjë fenomen natyror, por ajo që vërtetë ndodh në Gjanicë është një katastrofë mjedisore.
E gjithë kjo është pasojë e mbetjeve që derdh në lumë uzina e rafinerisë së naftës në Ballsh. Për fierakët ndotja në lumin e Gjanicës dhe ndryshimi i ngjyrës së tij nuk është një fenomen i panjohur, por asnjë herë më parë lumi nuk kishte marrë këtë ngjyrë në të gjithë rrjedhën e tij. /A1 Report/





