Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe tragjike ka ndodhur në rajonin Uttar Pradesh, në veri të Indisë, ku një burrë vrau pa dashje gruan e tij në përpjekje për ta shëruar sipas metodave të një “mjeku popullor”.
Gruaja ishte kafshuar nga gjarpri dhe bashkëshorti vendosi ta kurojë me jashtëqitjen e lopës duke menduar se është e shenjtë.
Burri me emrin Mukesh nxitoi te një komshiu i tij i njohur në zonë si “gjarpërolog” dhe pasi u këshilluan, vendosën ta mbulojnë gruan me jashtëqitjen e lopës, një kafshë e shenjtë për hindutë.
Pasi e la ashtu për 75 minuta, me shpresën se bashkëshortja ishte shëruar nis të rrëmojë për ta nxjerrë prej andej.
Por, 75 minuta ishte një kohë e gjatë dhe bashkëshortja e tij Devinderi, gjeti vdekjen e mbytur nga jashtëqitjet e kafshës.





