Një garë noti aspak e zakontë është zhvilluar në brigjet tona, ku pjesëmarrësit kanë qenë disa notarë britanikë të mbërritur në Shqipëri.

20 notarë, midis tyre edhe 2 femra, kanë nisur një maratonë noti për të kaluar ngushticën e Korfuzit nga Ksamili në Kasiopi.

Sot, këta të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë kaluar fëmijërinë në brigjet e Korfuzit, po “ndërtojnë një urë” e cila mund të kthehet në një aktivitet të përvitshëm të turizmit të aventurës duke mbledhur notarë nga e gjithë bota për të notuar midis dy brigjeve sa të afërta aq edhe të largëta.

Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit si një mundësi promovimi të turizmit.