Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Francë gjatë ndeshjes së futbollit mes Bastias dhe Paut. Trajneri i Bastias, Benoit Tavenot u ndëshkua më karton të kuq pas një gjesti antisportiv të bërë ndaj një futbollisti të skuadrës kundërshtare. Tavenot largoi lojtarin kundërshtar Jordi Gasper, i cili po përpiqej të fitonte kohë. Në minutën e 78-të Gaspar tentoi të bënte një rivënie anësore jo në favor të ekipit të tij, teksa trajneri 48-vjeçar nuk mundi të rezistonte. Ai tentoi t’i hiqte topin dhe e nxori futbollistin jashtë fushës. Si të mos mjaftonte kjo, në momentin që ai ishte i shtrirë në tokë, trajneri Tavenot, nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq. Sipas L’Equipe trajneri i Bastias rrezikon deri në gjashtë muaj pezullim.
E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Java nis me diell, kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja sa do jenë temperaturat
Sassuolo fitore spektakolare me 10 lojtarë ndaj Atalantës
Erdogan: Jam i pikëlluar për vdekjen e Ali Khameneit
Irani reagon zyrtarisht për herë të parë për pjesëmarrjen në Botëror, ja çfarë vendimi kanë marrë…





