Diçka e çuditshme është raportuar sot nga rrethi i Matit. Një pulë ka çelur një zog, por nga dy këmbë që duhet të kishte, këtë herë ka rezultuar me katër.
Ky mutacion ka habitur jashtë mase të zotët e shtëpisë, të cilët kanë publikuar edhe pamjet. Ata thonë se pula ka bërë tetë zogj, por vetëm njëri doli me katër këmbë.





