18 qershor 2015 – Një ngjarje e pazakontë në Austri. Në ndeshjen e fundit të kampionatit austriak të kategorisë së tetë (divizioni më i ulët), Unterwaltersdorf, luajti si vendi i dytë i renditjes, me pikë të barabarta me kreun, por me golaverazh më të dobët.

Vetëm vendi i parë ngjitet në kategorinë e shtatë. Ata luajtën ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj kundërshtarit SC Modling, që mbante vendin e fundit në renditje me më shumë se 100 gola të pësuar në gjithë kampionatin. Pas pak minuta portieri mik u ndëshkua me karton të kuq dhe në stol nuk kishte kush ta zëvendësonte. Ndaj rivalëve të vendit të parë, nuk mjaftoi për të kaluar kryesuesit që fituan 1-0. Ndeshja duhet të mbaronte 50-2, që Unterwaltersdorf të kualifikohej. Sfida u mbyll 42-2 për vendasit, por duke qenë se niseshin nga -47 në garën me golaverazh, as kjo fitore nuk mjaftoi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/