Ata prezantojnë programe, kanë punuar të dy për Top Channel, ku Ledioni vazhdon të punojë, janë personazhe publikë prej kësaj, kanë për partnere një vajzë të njohur dhe kanë një djalë…Kaq shumë të përbashkëta, por këtë herë do flasim për një tjetër, e cila qëndron në kokën e tyre. Nuk është një ide, apo një mendim, por një çrregullim, shumë i përhapur në të vërtetë, por vetëm ata që e kanë, ia njohin peshën.
Ata vuajnë nga migrena, dhembja e vazhdueshme e kokës, zakonisht vetëm në njërën anë, e cila stimulohet edhe nga erërat, drita, lodhja, ushqimet dhe mund të ketë simptoma të ndryshme, por edhe kohëzgjatje në ditë, nëse nuk trajtohet.
Ermali e përmendi disi në progrmain “Xing” kur kishte të ftuar Alketa Vejsiun, duke treguar që ai nuk e pi alkoolin për shkak të një dhimbjeje të fortë koke që i fillon sa herë pi, e cila është migrenë, siç dihet nga miqtë e tij.
Ndërsa Ledioni këtë fakt e zbuloi dje, duke postuar një solucion të ardhur nga Kina, i cili e ka ndihmuar në qetësimin e migrenës.
15 për qind e njerëzve vuajën nga migrena. Nuk është çudi që dhe personazhe të tjerë të njohur të kenë të njëjtin çrregullim. /class/