Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mediet lokale italiane raportojnë për një të ri 27-vjeçar nga Emilia Romagna, i cili u mbrojt para gjykatësit duke deklaruar se kanabisin që rriste në shtëpi, e përdorte për kurim personal, jo për të shitur.
Karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e të riut, pasi u kishte tërhequr vëmendjen era e fortë që vinte nga apartamenti.
Në shtëpi, ata gjetën një “serë” kanabisi dhe të gjitha mjetet e nevojshme për kultivimin e bimëve. Gjithashtu ata i gjetën edhe rreth 1 kg hashash në banesë të riut, i cili tentoi ta hidhte lëndën narkotike nga dritarja në momentin e kontrollit.
Si për habinë e të gjithëve, gjykatësi i besoi kur ai deklaroi para gjykatës se e kultivonte kanabisin për përdorim personal, sepse kuronte stresin me të.