12 nëntor 2015 – Arrestohet një 19-vjeçar nga Tepelena, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe për “Përndjekje”.
Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari Erion Sada, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare me inicialet L.M. Kjo e fundit, gjatë kallëzimit të saj në polici, ka deklaruar se është përndjekur prej 4 ditësh dhe në datë 6 nëntor të k%tij viti, 19-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e ka përdhunuar.
Pas denoncimit, policia i vuri prangat Erion Sadës në fshatin Salari në Tepelenë.
/portali DurresLajm/