Arrestohet një 36-vjeçar i cili prej kohësh përndiqte një 30-vjeçare dhe makthin kundrejt saj do ta përmbyllte duke e goditur me thikë.
I riu me iniciale E.L, kishte kohë që i ishte vënë nga pas një vajze, dhe refuzimi i saj bëri që ai ta dhunonte fizikisht, duke e plagosur madje edhe me thikë.
Ngjarja ndodhi te stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë.
E dëmtuara, sipas policisë, pasi mori mjekimin la spitalin, ndërsa përndjekësi i saj përfundoi në pranga.





