Aksident me pasojë plagosjen rëndë të një vajze 17-vjeçare ka ndodhur sot pranë tregut industrial në Lezhë. 

Vajza me inicialet D.M. ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga furgoni i mallrave.

E reja raportohet se ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.