Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet tip "Benz" me targa AA 272 LN, i cili drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet F.D.
Nga të dhënat e para mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Kujtim Popa, banues në Belsh, i cili pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi sot në aksin Elbasan-Cërrik. Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.





