12 shtator 2015 – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur gjatë orëve të vona të së premtes në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mengel.
Mësohet se mjeti me targa TR 9900S, drejtuar nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në qytetin e Tiranës ka aksidentuar 17-vjeçarin, Taulant Kalia, nga Elbasani.
Sipas informacioneve viktima pasi është goditur nga automjeti, u dërgua menjëherë për në spital, ku dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
/portali DurresLajm/