Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Dy ditë më parë, i riu me inicialet Gj.N., nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M. B., 42 vjeçe, banuese në Pukë.
42-vjeçarja po lëvizte me mjetin tip ‘Renault’ e cila ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu ka dëmtuar edhe mjetin në lëvizje, tip ‘Benz’, në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet V. A., banues në Kodër Lumë, Kukës.
Njoftimi i policisë:
*Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.





