Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vorë, ku një vajzë 17-vjeçare është përplasur nga treni.
Mësohet se adoleshentja ishte ulur mbi shina dhe po lidhte këpucët, kur është përplasur nga treni.
Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





