Dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin horror të regjistruar në afërsi të Urës së Dajlanit, mbrëmjen e së shtunës, kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Shtetasi P.T., 49 vjeç, banues në Krujë, i cili drejtonte autobuzin mësohet të ketë thënë se pasi goditi një motor, hapi krahun në anë të rrugës. Kontrolloi për viktimën, por nuk e gjeti, ndërsa motori ishte në mes të rrotave.
Kurse 54-vjeçari nga Tirana, tashmë i arrestuar ka mohuar se ishte ai që aksidentoi Ramazan Batën.
“Dëgjova zhurmë dhe dyshova se përplasa një kafshë. Deri kur më vunë prangat nuk isha në dijeni që poshtë furgonit tim ishte varur trupi i një njeriu”, ka dëshmuar ai.
25-vjeçari po udhëtonte me një motor të një picerie, kur u përplas nga një autobus dhe më pas u tërhoq zvarrë për shumë metra nga një tjetër drejtues mjeti.





