Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Reps në aksin rrugor Morinë-Milot.
Një makinë me drejtues një shtetas kosovar është përplasur me një motor gjithashtu nga Kosova, i cili ka humbur jetën.
“Mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj të Kosovës është përplasur me një motor me drejtues shtetasin me inicialet J.H., banues në Prizren, ku për pasojë ka humbur jetën ky i fundit.”, njofton policia.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.





