Aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari ka ndodhur sot në Larushk të Krujës.

Policia e Durrësit informon paraprakisht se “Më datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.