Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.