Për herë të parë pas funeralit të yllit të “One Direction”, e dashura e Liam Payne është shfaqur në publik me një fytyrë të dëshpëruar.

Kate Cassidy, 25-vjeçe, u pa duke ecur vetëm në rrugët e Londrës, raporton Daily Mail. Modelja shihej e përlotur, teksa u shfaq pa grim dhe i kishte flokët të lidhura mbrapa.

Kjo dalje e Kate në publik, vjen vetëm disa ditë pasi ajo iu bashkua familjes dhe miqve të ish-yllit të “One Direction” teksa ata i dhanë lamtumirën këngëtarit, javën e kaluar.

Liam Payne vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare në Buenos Aires, Argjentinë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit të tij. Ndërkohë funerali u zhvillua vetëm një muaj pas vdekjes së tij.

Shokët e tij të grupit “One Direction”, Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson ishin mes të pranishmëve. Ata ishin të bashkuar në pikëllim pasi u shfaqën në publik së bashku për herë të parë që nga ndarja e grupit në 2015.