Gjykata rajonale e Hamburgut ka dënuar me dhjetë vjet burg një 32-vjeçar shqiptar për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë.
Prokuroria publike kishte kërkuar dënim me burg prej dhjetë vjet e katër muaj, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar dënimin me burgim jo më shumë se dy vjet për lëndim të rëndë trupor, siç bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi për shtyp i gjykatës rajonale.
Gjykata e pa të provuar se burri me origjinë shqiptare, së bashku me një bashkëpunëtor, sulmuan dhe plagosën rëndë një person në një lokal në Reeperbahn më 25 prill 2023. Ata kishin debatuar për një pazar droge.
Mësohet se bashkëpunëtori fillimisht e ka goditur viktimën në fytyrë dhe më pas e ka qëlluar konkretisht në bark. 32-vjeçari mësohet se e ka goditur disa herë me shkelm në fytyrë viktimën. Viktima ka marrë edhe një plagë me plumb në bark dhe një dëmtim në veshkën e majtë. Autori tjetër i dyshuar është në gjykim në një çështje të veçantë.