Brazil, 18 mars 2014 – Pamjet e tmerrshme, që shfaqen në një video amatore, dokumentojnë se si trupi i një gruaje që po vdiste tërhiqet zvarrë për të paktën 250 metra nga një automjet policie. 38 vjeçarja Claudia Silva Ferreira, nënë e 4 fëmijëve, po shkonte të blente bukën kur u godit nga plumbat e shkëmbyer mes policisë dhe trafikantëve, mëngjesin e së dielës në Rio de Janeiro, Brazil.

Në video duket qartë se si gruaja e pafajshme tërhiqet zvarrë nga makina e policisë, ndërkohë që hidhet në bagazhin e mjetit si “një copë mishi”, vetëm pasi policët kuptuan se çfarë po ndodhte. Gjatë transportit për në spital, dera e bagazhit të furgonit të policisë u hap dhe gruaja u rrëzua jashtë, ndërsa rrobat e saj e mbanin varur pas automjetit. Të tre policiët që ndodheshin në furgon janë arrestuar.

Djali i viktimës tregon se nëna e tij ishte ende gjallë dhe vazhdonte të tundte kokën në kohën kur policët e “hodhën” në bagazh dhe u nisën me urgjencë për në spital. Protokolli i Policisë së Shtetit në Brazil parashikon që në rastet kur bëhet fjalë për persona të plagosur ata duhet të sistemohen në sediljen e prapme të mjetit.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/