Nuk do të jetë asnjëherë më afër me tokën sesa mbrëmjen e sotme. Toka dhe hëna do të kenë sot distancën më të shkurtër mes tyre, dhe lajmi po bën xhiron e mediave në botë. Është Super Hëna e plotë, më e madhe dhe më e ndriçuar sesa zakonisht.
Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror.
Pika ku do të duket me qartë do të jetë Havai. Por edhe në vende të tjera të botës do të shihet duke nisur nga ora 21:30 me orën tonë lokale. Ky eklips do të zgjasë plot 15 minuta, por hija në tokë do të vijojë për 5 orë.
“Është diçka që i intereson të gjithë botës. Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke“, thotë shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young.
Në 2500 vende, astronomë dhe romantikët do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të parë hënën. Gjithashtu ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione.





