Shpesh herë janë përfolur për ndarje dhe ribashkime dhe kjo ka bërë që lidhja e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. 

Si këngëtarja edhe futbollisti kanë preferuar të jenë të rezervuar në lidhje me deklaratat që kanë të bëjnë mbi jetën e tyre private.

Por në një intervistë për “Mirage”, Çiljeta ka "thyer akullin" teksa është shprehur se ndihet e lumtur dhe e plotësuar në jetën private.

“Ndihem e plotësuar, ndihem e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme. Një femër kur ndihet e plotësuar dhe e lumtur, ka çdo gjë”, tha këngëtarja.