Me qindra besimtarë ortodoksë në Durrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit.
Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Ceremonia e shërbesës së epitafit dhe procesioni filloi nga katedralja e Apostul Pavlit dhe Shën Astit.
Ka qënë një kortezh i madh besimtarësh që kanë shoqëruar Epitafin, atë që në fenë e krishterë simbolizon Krishtin në kryq.
Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në bulevardin kryesor të qytetit.
I njëjti ritual u zhvillua në manastirin e Shënvlashit, ku shumë besimtarë ndoqën nga afër ritualin fetar.





