Ivan Zaytsev është idhulli i tifozëve të volejbollit në Itali. Së fundmi, 30-vjeçari mori një propozim për martesë nga një tifoze, gjë që ndodhi gjatë momentit të nxemjes, ditën e ndeshjes kur Italia duhej të luante me Finlandën në Botërorin e volejbollit.
Në shkallët e Pallatit të Sportit ku u zhvillua ndeshja, një vajzë u shfaq me një pankartë ku shkruhej “Zaytsev, martohu me mua”, duke e bërë kapitenin e Italisë të buzëqeshë.
Volejbollisti, që është i martuar tashmë me Ashling Sirocchi, publikoi videon e këtij propozimi në Instagram, duke iu përgjigjur vajzës, sigurisht me shaka. “Kështu, kur të martohesh një ditë, bashkëshorti yt do të dijë që në fillim më propozove mua. E nëse më fal, më fto në dasmën tënde”.





