Monumenti “Newborn” ka ndryshuar pamjen me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës. Me moton “E prumë paqen bashkë”, duart me ngjyrën e ushtrisë kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti.
Kjo, për t’i treguar botës se jemi bashkë, si në ditën kur u shpall pavarësia dhe të gjithë lamë një shenjë, e se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.
“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili.
Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument. NEWBORN 13
Posted by Fisnik Ismaili on Tuesday, February 16, 2021





