Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar se Mariupoli është pushtuar nga forcat ruse.

“Rusia ka pushtuar Mariupolin. Situata është e qetë duke i hapur rrugën kthimit të civilëve”, mësohet të ketë thënë ai, shkruan The Guardian.

Gjithashtu sipas ministri rus, 1, 478 luftëtarë ukrainas janë dorëzuar.

Ndërkohë nga autoritetet ukrainase nuk ka një reagim lidhur me deklaratat e ministrit të mbrojtjes ruse.