Këngëtarja Aurela Gaçe është gjithmonë aktive në rrjetet sociale. Ashtu si shumë artistë edhe Aurela është bërë pjesë e rubrikës “Më bëj një pyetje”, në Instagram.
Ajo që na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pyetja që një ndjekës i kishte drejtuar.
“Ku e blen mallin” kishte pyetur ndjekësi, ndërsa Aurela përgjigjej se duhet të pyeste prindërit për këtë gjë.
“Ta pyes pak Bulen e Agimin. Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama, kanë gatuar komplet figurë”, ka shkruar këngëtarja.





