Xhanluixhi Bufon ishte i pranishëm në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, ku është ndalur të japë intervista për gazetarët e pranishëm.

Ish-portieri i Juventusit është pyetur në lidhje me Kampionatin Europian që pritet të fillojë së shpejti, në të cilin ndeshja e parë e Italisë do të jetë pikërisht kundër Shqipërisë.

Bufoni ka thënë se do të ishte hipokrizi nëse do të deklaronte se përballja me kuqezinjtë do të jetë më e vështira e grupit.

Ai e ka cilësuar ndeshjen me Shqipërinë si më delikaten.

Do të jemi protagonist, sepse na e sugjeron historia jonë, për të mos thënë që në e imponon. Spaleti ka djellë te ne një ndjenjë përkatësie, një mënyrë serioze të të punuarit, me vështirësitë që duhet të përballen në mënyrë që të përgjigjemi më mirë.

Ndeshja hapëse me Shqipërinë? Do të isha hipokrit po të thoja që do të jetë më e vështira. Me shumë mundësi është me delikatja, sepse të filluarit në mënyrën e duhur do të ishte mirë për të gjithë ne”, ka deklaruar Xhanluigji Bufon.