Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë diçka të padëshirueshme në ushqim,por rasti i Rosie Collington është vërtet për t’u habitur.
Gruaja ndau në Twitter disa foto të mëngjesit të saj bashkë me një gozhde të ndryshkur në mes. Ajo shkroi në Twitter:
“Nuk jam e sigurt se si duhet të ndihem për faktin se gjeta një gozhdë të ndryshkur në mëngjesin tim. Mendoj se është një kujtesë se ku bëhen këto gjëra“, citon dagens.dk.
Menaxherët i kërkuan më shumë informacione në lidhje me dyqanin se ku e kishte blerë byrekun e saj gruaja.
Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.






