TIRANË, 10 korrik 2013 – Pas 4 ditësh luftë për jetën, një shtetas i qëlluar me armë për motive pronësie humb jetën në Spitalin Ushtarak.
Agim Visha që kishte kaluar 4 ditë në vdekje klinike humbi jetën sot duke mos u bërë ballë dot plagëve që i shkaktoi kunati i tij për një çështje të pazgjidhur pronësie.
Visha u qëllua më 4 korrik, në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.
Visha ra në vdekje klinike për shkak të një plage të rëndë me plumb të shkaktuar në kokë.
Policia identifikoi menjëherë autorin e ngjarjes shfaqur në foto, i cili është shtetasi Fatos Lika, burri i motrës së Vishës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që policia është ende në kërkim të autorit të vrasjes.





