Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Renaldo Koka.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt brenda familjes.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renaldo Koka, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.