Viktimë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës ka mbetur edhe një i ri shqiptar.

“Indeksonline” shkruan se ai është Nexhip Vrenezi, 21-vjeçari nga Struga që raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga agresori i sulmit të frikshëm.

Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën, e kanë bërë dhe dedikimet prekëse.

“Nexhip Vrenezi nga Veleshta mbrëmë u vra pas shpine nga terroristët në momentin që ai doli për cigare para lokalit ku pinte kafe me shokë! Nuk vrasin burrat as për fe e as për komb pas shpine një të ri 21 vjeçar! Zoti parajsën!”, shkruan njëri prej të njohurve të viktimës.

Nexhip Vrenezi 21 vjeç u ekzekutua pa meshirë nga bashkombasit e tij terroristë. Çdokush prej nesh akoma nuk i besohet ajo qe ndodhi, nje djalë i pafajshëm, nje engjell u shkeput dhe na rrenoi zemrat të gjithëve.
Ngushellime familjes, ngushellime të gjithëve, kjo dhimbje nuk perballohet lehtë
”, shkruan faqja Made in Struga.