Gjatë ditës së djeshme, një prej mediave gjermane e ka trajtuar “betejën” lidhur me kartonin e sulmuesit gabonez të Dortmundit, Aubamejang si një “Cirk Majmunësh”, por kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga disa media të tjera, sidomos nga babai i sulmuesit gabonez.

Në përfundimin e sfidës së parë për fazën e dytë të sezonit 2017/’18 mes Dortmundit dhe Volfsburgut, ka reaguar edhe babai i Aubamejang, Pier, i cili ka deklaruar se:

“Ka qenë një gazetar i çmendur ai që e ka cilësuar tim bir si një majmun. Mendoj se do t’i duhej sërish Hitleri që të zërë mënd. Ndoshta do të ishte më mirë nëse ky majmun dhe familja e tij të zhdukeshin nga Dortmundi”.

Problemet me sulmuesin gabonez janë thelluar edhe pas tentativave për të kaluar në skuadrën kineze të Guangzhou, por këta të fundit mohuan blerjen e tij.