Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes dy banoreve të Big Brother Vip, Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli, ku shkak është bërë xhelozia e gazetares ndaj rivales së saj në garë për raportin me Meriton Mjekiqin.

Ilnisa Agolli ka përdorur shprehje ofenduese ndaj Rike Roçit, të cilën e ka quajtur dashnore të Meritonit dhe vajzë që ka kërcyer me gjysmën e rruzullit.

Deklartata e saj kanë shkaktuar irritim tek Rike Roçi, e cila iu është drejtuar se “jashtë do ta tregoj kush është e përdalë, ti apo unë”, duke shtuar se “do të t’i fik dritat”.

Komentet e Rikes janë marrë si kërcënim nga ana e gazetares, megjithatë ajo ka deklaruar se nuk do t’ia tolerojë me ofendimet.

Debati mes dy banoreve:

Rike Roçi: Përjashta do ta tregojmë se kush është e përdalë, ti apo unë. Jashtë do flasim, Meritoni do ta shohë se kush je ti. Unë një ditë do të t’i fik dritat ty

Ilnisa Agolli: Do mi fikësh? Po më kërcënon?

Rike Roçi: Mbaje mend. Nuk e toleroj. Thotë që drita është ok, dhe unë do ia fik që të mos shohë më fare nga xhelozia. Nuk mund të më prekë dhe të më thotë fjalë ofenduese, nuk ia lejoj më. S’e prek kurrë as në dinjitet. Po thotë fjalë ofenduese nga mëngjesi në darkë.

Ilnisa Agolli: Po ti çfarë nuk bën nga mëngjesi në darkë

Rike Roçi: T’i çfarë bën gjithë ditën më shikon mua? Merru me Meritonin, mos shiko çfarë bëj unë. S’e lejoj kështu. Nuk e kam ofenduar.