Gjira Kajtazi është një emër jo pak i njohur në muzikën shqiptare, megjithëse së fundmi është shkëputur nga muzika përkohësisht, për t’ju përkushtuar familjes.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare nga Kosova i është kundër përgjigjur dikujt që e ka ofenduar duke e quajtur “gjyshe”:
“Kjo repere, kjo është gjyshe fare”, i shkruan një ndjekëse, të cilës Gjira i është përgjigjur përmes një postimi në Instastory, ku shkruan:
“Çfarë keni more me këto komente? Mos u trembni se nuk përsëritem më jo…Femra 30 vjet…në më të mirën kohë, të bëjnë gjyshe..po nuk keni faj, se te ju çikat me 16 vjet po bëhen gra.”





