“Luan me kalendarin dhe vendos gjithmonë shëndetin publik në plan të dytë. Ndoshta je palaçoja më i madh dhe i errët që kam parë. Po, po, flas me ty, presidentin e Ligës, Paolo dal Pino”.
Tre marsin e kaluar, në ditët e para të krizës së pandemisë, presidenti i Interit, Stiven Zhang, ishte shprehur kështu në profilin e tij “Instagram” kundër numrit një të Ligës për të vendosur në pah sjelljen përpara shumëzimit të rasteve pozitive me “COVID-19” që nga ai moment brenda pak ditësh do të sillte pezullimin e kampionatit dhe karantinën në gjithë Italinë.
Fraza që kanë sjellë pasoja nga ana e Prokurorisë Federale: do të paguajë një gjobë prej 8 mijë eurosh, ndërsa Interi 5 mijë euro.





