22-vjeçarin Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision” në një intervistë të dhënë pak kohë më parë u shpreh se kishte dashur që të përfaqësonte Shqipërinë por që organizatorët e Festivalit të Këngës e kishin lënë jasht.
“Më ka thënë produksioni i Shqipërisë që nuk kishin më vend për ta bërë festivalin. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë përgatit një këngë për të enjten, kisha vetëm katër ditë për ta kompozuar. Prandaj i thashë edhe Zvicrës që a mund ta marrin ata dhe këngën time, sepse nuk kam si shkoj pa këngë. U thashë nëse mund të aplikoja me këtë këngë dhe më thanë “po”. Të enjten më kanë thënë që ‘i kemi 25 artistë dhe duhet që Festivali i Këngës vetëm me 20”
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila në kohën kur ka konkuruar Gjoni drejtonte Festivalin e Këngës.
Ajo është shprehur për gjonin se është një talent me një zë dhe stil unik, por ai ishte jashtë kohe.
“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, është shprehur Alketa.





