E reja nga Durrësi ishte ndarë, por ajo që i bëri ish i dashuri e detyrojë të kërkojë ndihmën e policisë.
Megjithëse i kishte dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë, me një person gati dyfishi i moshës së saj, një 20-vjeçare ende nuk ka gjetur qetësi.
Një ditë më parë, ajo i është drejtuar policisë për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga ish i dashuri 38-vjeçar dhe për të kërkuar mbrojtje.
“Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 20, pasi ish i dashuri, shtetasi A.L, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, njofton policia e Durrësit.





