Një 20-vjeçare ka paditur një 52-vjeçar, të dy banues në Durrës, të cilin e akuzon se e ka ngacmuar seksualisht.
Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit M.D. 52 vjeç.
Ka qenë shtetësia A.P. 20 vjeçe, që një ditë më parë i është drejtuar komisariatit të policisë Durrës, për të ngritur kallëzimin penal ndaj personit që e ngacmonte seksualisht.
Pas padisë, policia ka nisur hetimet ndërsa 52-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.





